Takim Kovaçevski, Rama, Zelenski (Video)

Kishinau, 1 Qershor – Maqedonia e Veriut ka dënuar agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane dhe e ka mbështetur fuqishëm vendin që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar, tha sot kryeministri Dimitar Kovacevski në takimin e përbashkët me presidentin ukrainas. Volodymyr Zelenski dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama në margjinat e Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav Kishinau.

Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj për të përcaktuar në mënyrë të pavarur rrugën e saj. Ne kemi ofruar dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje në çdo formë që i nevojitet Ukrainës”, vuri në dukje Kovaçevski në takimin ku shoqërohej edhe nga zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.