Takim i presidentit Pendarovski me liderin e Partisë lëvizja e turqve
Shkup, 22 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti liderin e Partisë lëvizja e turqve, Enes Ibrahim.
Në takim, presidenti Pendarovski siç kumtoi kabineti i tij, u informua për të gjitha aktivitetet e partisë të orientuara ndaj avancimit të mëtutjeshëm të pozitës së bashkësisë etnike turke në institucionet në vend.
Pjesëtarët e komunitetit turk, u vlerësua në takim, si pjesë e pandashme e shoqërisë tonë multietnike dhe multikulturore japin kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut demokratike, me prosperitet dhe të zhvilluar.