Takim i Pendarovskit me ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Xhorxh Robertson

Shkup, 13 gusht – Presidenti Stevo Pendarovski, sot pati takim me ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Xhorxh Robertson, i cili është në Shkup, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Siç theksohet në kumtesën e Kabinetit të shefit të shtetit, Pendarovski në takim e theksoi rolin kryesor të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Robertsonit në tejkalimin e konfliktit në vitin 2001 dhe arritjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se nga kjo perspektivë kohore, marrëveshja është një shembull pozitiv për zgjidhjen e konflikteve, e cila njëkohësisht shtetit i garanton një të ardhme të qëndrueshme dhe demokratike, gjegjësisht tejkalim institucional të të gjitha sfidave. Presidenti Pendarovski theksoi se, sot, Marrëveshja e Ohrit pothuajse aspak nuk kualifikohet si kërcënim i caktuar dhe se avancimi i të drejtave të komuniteteve të caktuara etnike, mund të çojë jashtëzakonisht ndaj proceseve shoqërore pozitive”, qëndron në kumtesë,

Në takim janë shkëmbyer mendime edhe për bashkëpunimin e përgjithshëm midis Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s, për realizim të projekteve në kuadër të Aleancës dhe për proceset e reformave në fushën e mbrojtjes. Të dy bashkëbiseduesit e kanë theksuar kontributin e rëndësishëm të shtetit në fushën e sigurisë, si parakusht kryesor për stabilitet dhe prosperitet ekonomik në korniza rajonale dhe globale.

Presidenti Pendarovski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Robertsoni kanë biseduar edhe për gjendjen aktuale lidhur me integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe për përparimin e shtetit në fushat kryesore të reformave. Në këtë kontekst presidenti Pendarovski i shprehu falënderim për kontributin e vazhdueshëm të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Robertsonit, për dukshmëri dhe vlerësim më të madh të përpjekjeve të shtetit tonë me qëllim të lëvizjes në procesin e integrimit evropian”, theksohet në kumtesë.