Takim i Pendarovskit me Frensis Fukujama dhe profesorë nga Universiteti Stenford në SHBA
Shkup, 7 mars – Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me Frensis Fukujama, filozof amerikan, shkencëtar, analist politik-ekonomik dhe autor si dhe me profesorë nga Universiteti Stenford në SHBA të cilët po qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e mbajtjes së “Akademisë së liderëve për zhvillim”, organizuar nga Instituti për dmeokraci “Societas Civilis” që po mbahet në Fakultetin juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.
Në takim, siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, u bisedua për sfidat globale të së sotmes, për zhvillimin e politikës së brendshme në SHBA, për rrjedhat botërore dhe trendet në politikë dhe ekonomi, si dhe për tendencat zhvillimore në rendin ndërkombëtar.
bashkëbiseduesit ndanë mendime dhe informata për integrimet evropiane të vendit tonë, si dhe për stabilitetin rajonal, ndërkaq u bë fjalë edhe për sfidat në bllokun euro-atlantik dhe funksionimin e Bashkimit Evropian në kushte të krizës.
Në takim u bisedua edhe për zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë dhe në rajon.

