Takim i parë i mbretëreshës britanike Elizabeta pas infektimit me kovid, me kryeministrin kanadez Trudo
Mbretëresha britanike Elizabeta sot në Kështjellën Vindsor u takua me kryeministrin kanadez Xhastin Trudo.
Mbretëresha britanike (95) po i kthehet detyrave të saj të zakonshme, pasi muajin e kaluar pati simptoma të lehta të KOVID-19, pas së cilës i anuloi angazhimet e saj.
Trudo është në vizitë të Londrës për të diskutuar me kryeministrin britanik Boris Xhonson për përgjigjen ndërkombëtare ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

