Takim i ministrit Spasovski me ambasadorin spanjoll Hose Luiz Llozano

Shkup, 15 mars – Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt takim pune në të cilin ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski u takuan me ambasadorin e Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hoze Luis Lozano dhe atasheun e sapoemëruar të punëve të brendshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Sofje, Huan Pablo Iglesias.

Në takim, siç bëri të ditur MPB, ishte biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm bilateral ndërmjet dy shteteve, për çka edhe të dyja palët janë dakorduar se bashkëpunimi ndërkombëtar i policisë zhvillohet në nivel të lartë profesional dhe kanë shprehur gatishmëri për thellimin e saj në periudhën e ardhshme.

Nga ana e ambasadorit Hoze Luis Llozano, siç thonë nga MPB edhe një herë ishte konfirmuar mbështetja të cilën Spanja ia jep shtetit tonë, veçanërisht në procesin e integrimeve evropiane.