Takim i ministrit Spasovski me ambasadorin e Shqipërisë, Reka

Shkup, 16 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot realizoi takim protokolar me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka, në të cilin siç kumtoi MPB-ja, dy palët shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore deri më tani.

Ambasadori Reka në takim shprehu bindje se ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm dhe periudhën e ardhshme do të intensifikohet dhe thellohet edhe në shumë zona nga interesi i përbashkët për dy ministritë dhe shtetet tona veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit, bashkëpunimin policor dhe ndërkufitar.

Spasovski dhe Reka në takim u pajtuan se është me rëndësi të veçantë mbajtja e vazhdueshme e takimeve zyrtare si në nivelin politik, ashtu edhe në atë operativ midis dy shteteve.

Në takim nga dy palët është konfirmuar vizita e punës të delegacionit të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut të MPB-së në Tiranë, Shqipëri, në fillim të muajit mars.