Takim i ministrit Spasovski me ambasadorin e Republikës Helene, H.E. Rusos Kunduros

Shkup, 31 janar – Më datën 31.01.2022 në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe ambasadorit të Republikës Helene, H.E. Rusos Kunduros.

Në takim akcenti është vendosur në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore ndërmjet dy shteteve dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit afatgjatë në fushat me interes të përbashkët. Lufta kundër krimit, bashkëpunimi ndërkufitar dhe asgjësimi i llojeve tjera të krimit janë pjesë nga fushat për të cilat ekziston interes për zgjerimin e bashkëpunimit, që gjithsesi do të kontribuojë në intensifikimin edhe më të madh të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.