Takim i ministrit Spasovski me ambasadorin çek Toman

Shkup, 25 gusht – Ministri i Punëve të Brendshme mbajti takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Mirosllav Toman.
Siç informojnë nga MPB, ministri Spasovski dhe ambasadori Toman në takim kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyer i deritanishëm midis ministrive të të dyja vendeve.
Njëherësh kanë biseduar edhe për vizitën e paralajmëruar të delegacionit çek në vend, në të cilin, midis tjerash, do të prezantohet donacion i automjeteve “shkoda” nga Republika Çeke për nevojat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ministri Oliver Spasovski i shprehu falënderim të sinqertë ambasadorit çek për mbështetjen e pakursyer që Republika Çeke ia jep shtetit tonë dhe shprehu siguri se bashkëpunimi i suksesshëm, me qëllim të mbrojtjes së interesave të të dyja vendeve, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me tempo të njëjtë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.