Takim i kryetarit të Strugës me përfaqësuesit e KOM

Strugë, 3 mars – Profesorë të edukatës fizike dhe përfaqësues të klubeve sportive nga Struga dhe rajoni i Strugës sot patën mundësi të njoftohen me mënyrat për përpunimin dhe aplikimin e projekteve për marrjen e mjeteve financiare nga Komiteti olimpik i Maqedonisë së Veriut dhe Fondeve evropiane për avancimin e sportit në qytet. Takimi ishte në organizim të Komitetit olimpik të Maqedonisë së Veriut dhe Fondeve evropiane për avancimin e sportit në qytet Takimi ishte në organizim të Komitetit olimpik të Maqedonisë së Veriut (KOM), në bashkëpunim me Komunën e Stugës.

Qëllimi, siç theksoi kryetari Ramis Merko, ishte lidhje e KOM-it me Komunën e Strugës. Ai ndër të tjera ai prezantoi kushtet që ofron komuna për realizimin e projekteve dhe organizimin e garave të karakterit ndërkombëtar.

“Në takim me kryetarin dhe sekretarin e KOM-it, Daniell Dimevski dhe Shasho Popovskin, u premtua se do t’i sjellin Lojërat Olimpike Evropiane për sporte të ujit, si dhe lloje të tjera të garave sportive në Strugë. Kjo do të ishte mirë për zhvillimin e sportit në Strugë dhe me këtë edhe të turizmit sportiv”, deklaroi Merko.