Takim i kryetarit të LSDM-së Kovaçevski me eurodeputetin Segrej Stanishev
Shkup, 3 shkurt – Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski u takua me eurodeputetin Sergej Stanishev, kryetar i Partisë së socialistëve evropianë dhe ish-kryeministër i Bullgarisë.
Në takim është transmetuar mbështetura e PSE-së për energjinë e cila është vendosur në dialogun me Republikën e Bullgarisë e cila lë hapësirë për avancim.Kryetari i LSDM-së, Kovaçevski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme nga PSE-ja për proceset demokratike në Maqedoninë e Veri9ut, që sot rezultojnë me anëtarësim në NATO dhe në avancimin në rrugën drejt eurointegrimeve.“Krijojmë dinamikë të re, më intensive së bashku me kryeministri e Bullgarisë Petkov. Përmes grupeve të punës, por para së gjithash me vullnet pozitiv të dy palëve jemi të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve.
Besoj se kjo do ta shpejtojë ngecjen nga periudha e fundit dhe do të kontribuojë për klimë pozitive për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut”.Kryetari i PSE-së, Sergej Stanishev tha se PSE-ja është familje politike në të cilën LSDM-ja është parit e respektuar e asocuar dhe e cila me vite të tëra vazhdimisht e mbro opsionin për anëtarësim në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.
E vlerësojmë kontributin e qeverive të LSDM-së në nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë si dhe të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë.Në takim është shprehur mbështetje edhe për vendimmarrjen e Qeverisë për funksionim të pavarur të sistemit gjyqësor. Gjithashtu, së bashku është konstatuar se perspektivat euroatlantike të vendit tonë tani më kanë kontribuuar ndaj zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik me vendet në rajon dhe më gjerë, që mundësoi përballje të mirë me krizën e pandemisë dhe krizën energjetike.