Takim i kryetarëve të komunave për transparencë dhe inkluzivitet më të lartë në krijimin e politikave lokale

Shkup, 11 mars – “Takim i kryetarëve të komunave për transparencë dhe inkluzivitet më të lartë në krijimin e politikave lokale”, është quajtur takimi i sotëm i kryetarëve të komunave, ku do të promovohen  konstatimet nga përmbledhja për politikat “Çka e përcakton transparencën e NJVL-së: karakteristikat buxhetore, faktorët politikë ose rrethina?”

Siç u paralajmërua nga “Finance Think”, 16 kryetarë të komunave, të cilët do të jenë të pranishëm, do të diskutojnë edhe për arritjet në pjesën e të dhënave parafiskale.

Janë paralajmëruar deklarata nga Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think, Frejk Janmat, udhëheqës i sektorit ekonomik në Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe një pjesë nga kryetarët e pranishëm të komunave.