Takim i Grupit të punës për pjesëmarrje në Dialogun “Zhan Mone”

Shkup, 26 dhjetor – Në Dhomën e Kristaltë në Kuvend sot do të mbahet mbledhje e Grupit të Punës për pjesëmarrje në Dialogun “Zhan Mone” në përbërje të plotë.

Në takimin e fundit në kuadër të procesit “Zhan Mone”, që u mbajt muajin e kaluar, u diskutua për ndryshimin ose miratimin e Rregullores së re, për miratimin e ligjeve në procedurë të rregullt, si dhe për punën e komisioneve dhe mundësisë për ndryshime të caktuara në punën e tyre.

Në takim pjesëmarrësit i shqyrtuan nenet nga 132 deri 166 nga Rregullorja ekzistuese e Kuvendit dhe që në rastet kur trupat e punës nuk do të munden që në afat t’i përfundojnë punët. Ishin shqyrtuar nenet të cilët shënojnë procedurë të shqyrtimit të propozim-ligjeve në procedurë të rregullt në lexim të parë dhe të dytë dhe propozimet për përsosje të afateve në të cilin duhet të përfundojnë punët në trupat e punës dhe të ketë alternativë nëse ato nuk i përfundojnë detyrimet në afatet e parapara në Rregullore.

Në takimin e mëparshëm të Grupit të punës nuk morën pjesë përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe partisë E majta, si dhe këshilltarët, profesorët Vllado Popovski dhe Jeton Shasivari.

Takimi u mbajt pasi në Raportin e Komisionit Evropian për këtë vit, Parlamenti ishte thirr që t’i vazhdojë bisedimet dhe ta mbajë raundin e katërt të bisedimeve në kuadër të procesit “Zhan Mone”, që u mbajt me mbështetje dhe ndihmë nga Parlamenti Evropian.

Takimi i parë i punës i Dialogut u mbajt më 1 mars 2021, i dyti më 15 mars 2021, i treti ishte në formë të fundjavës së punës në Mavrovë më 7 dhe 8 maj, ndërsa i katërti më 8 nëntor.