Tajvan: Kina lansoi 11 raketa balistike në ujërat në afërsi të ishullit
Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit pretendon se Kina lëshoi sot 11 raketa balistike “Dongfeng” në ujërat afër bregut verior, jugor dhe lindor të ishullit.
Ministria e Jashtme e Tajvanit akuzoi Kinën madje për imitim të Koresë së Veriut duke gjuajtur raketa në ujërat pranë ishullit dhe bëri thirrje për përmbajtje në kohën e tensioneve të mëdha në ngushticën e Tajvanit pas vizitës së kryetares së Dhomës përfaqësuese SHBA-së, Nensi Pelosi.
Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se Kina po rrezikon sigurinë e Tajvanit dhe u bëri thirrje vendeve që të mbështesin ishullin dhe siç thekson “bashkë të mbrojnë lirinë dhe demokracinë”.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se ushtria kineze sot ka gjuajtur raketa nga ishulli Macu.
Më herët, komanda lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës njoftoi se kishte lëshuar disa raketa konvencionale në ujërat në brigjet lindore të Tajvanit si pjesë e stërvitjeve të planifikuara ushtarake.
Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës herët në mëngjes nisi stërvitjet e mëdha me municion në në ujërat përreth Tajvanit, një ditë pas vizitës së Pelosit në Tajpej.
Pelosi qëndroi një vizitë të shkurtër të paparalajmëruar në Tajvan e cila hasi në dënim të ashpër nga Kina dhe solli në tensione të shtuara në ngushticën e Tajvanit.

