Tabelat e veturave zyrtare me ngjyra të ndryshme nga ajo e zakonshme, vendos Qeveria

Shkup, 17 shtator – Qeveria në seancën e sotme vendosi të nisë procedurën për ndryshimin e dy ligjeve – që të gjitha automjetet zyrtare të kenë targa me ngjyrë të ndryshme nga ajo e zakonshme.

Me këto ndryshime do të krijohet një regjistër për të gjitha mjetet motorike të funksionarëve shtetërorë që do të shënohen me regjistrime me ngjyrë të veçantë në mënyrë që të jenë të dukshme nga qytetarët.

Në këtë mënyrë besojmë se do të pamundësohet përdorimi i tyre për qëllime private, gjë që do të forcojë edhe më shumë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve të shtetit, ka shkruar në Facebook drejtori i shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski.

Në të kaluarën ka pasur keqpërdorime të shumta të automjeteve zyrtare për qëllime private dhe partiake.