Supe me perime

Një supë e shëndetshme dhe shumë e shijshme

Përbërësit

  • 1.5l Leng mishi ose uje.
  • 2-3 kokrra patate.
  • 3-4 Karrota mesatare.
  • 100gr Kungulleshe.
  • 1/2 gote bizele kokerr.
  • 8 Mashurka.
  • selino.
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri.
  • 1 kokerr qepe.
  • 2-3 kokrra domate.
  • gjysme luge,krip,piper, majdanoz,dafine.

Udhëzimet

  1. Patatet ,karrotat,kungulleshkat,selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen e priten ne copa kubike mesatare.
  2. Vec pastrohen bizelet e njoma kokerr.
  3. Ne tenxhere me vaijin e ullirit skuqet qepa,shtohen karrotat,kungulleshkat,selinoja.
  4. Pas skuqjes shtohen domatet e fresketa te grira holle ose pak salce.
  5. Ne perimet e skuqura hidhet leng mishi ose uje i valuar dhe marrin valen,shtohen zarzavatete tjera si pas kohes se zierjes, ne fillim mashurkat e bizelet pastaj patatet .
  6. Supa lihet te zihet 15-20 min dhe rregullohet me kripe,piper, flete dafine , majdanoz te grire holle.
  7. Ne rast se bizelet e mashurkat nuk jane shume te njoma ato me pare duhet te zihen ne uje te valuar per disa minuta e pastaj ti hidhen supes.