Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shkakton ulje drastike të bursave aziatike, rritet ari, nafta dhe dollari
Shkup, 24 shkurt – Bursat aziatike kanë rënë ashpër sot. derisa çmimet e naftës, të arit dhe të dollarit janë rritur përnjëherë pas informacionit se presidenti rus Vlaldimir Putin miratoi operacione speciale ushtarake në rajonin ukrainas Donbas.
Indeksi i bursave midis Azisë dhe Paqësorit MSCI, pa atë japonez, sot në mëngjes ishte në minus për më shumë se 3 për qind.
Në bursën e Tokios, indeksi Nikei është ulur për më shumë se 2 për qind, ndërsa çmimet e aksioneve në Shangai, Korenë e Jugut, Australi dhe Hong Kong kanë rënë midis 2 dhe 3.3 për qind.
“Tregjet tani e kuptojnë se Rusia do të bëjë çka të dëshirojë, duke i pasur parasysh sanksionet e dobëta, ndërsa tani në çmim është përfshirë edhe invazioni i Ukrainës”, thotë Rej Atril, strateg në Bankën kombëtare australiane.
Pas informacionit për sulmin në Ukrainë, çmimi i naftës është rritur përnjëherë. Çmimi për një barel në tregun londinez ka arritur për 3,5 për qind kështu që për herë të parë nga shtatori i vitit 2014 depërtoi mbi nivelin e rëndësishëm psikologjik prej 100 dollarëve.
Në tregun amerikan, megjithatë, një barel është shtrenjtuar për 4,5 për qind në 96.20 dollarë.
Siç po thellohet një nga krizat më të mëdha në Evropë pas Luftës së Ftohtë, indekset e të ardhmes amerikane ranë ndjeshëm këtë mëngjes, në më shumë se 2 për qind, duke njoftuar një rënie të çmimeve të aksioneve në Uolstrit për të tretën ditë radhazi.
Pas rënies së dukshme në ditët e fundit, indeksi MSCI në bursat botërore, i cili i ndjekë ngjarjet e bursave më të mëdha botërore, ka rrëshqitur nivel më të ulët nga prilli i vitit të kaluar.
Në tregjet devizore, vlera e dollarit u rrit kundrejt shportës valutore dhe jenit japonez u forcua ndërsa investitorët kërkuan mbrojtje më të sigurt të kapitalit në kohë të pasigurta.
Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e SHBA-së ndaj gjashtë monedhave të tjera më të rëndësishme botërore, është rreth 96.70 pikë mëngjesin e sotëm, ndërsa dje ishte 96.05 pikë.
Kursi i dollarit në krahasim me valutën japoneze ka rrëshqitur nga 115.05 në 114.70 jenë të djeshme.
Por valuta amerikane u forcuar lidhur me atë evropiane dhe kështu çmimi i euros ka rënë në 1/1225 dollarë, ndërsa dje në këtë kohë ishte 1.1330 dollarë.
Pasi investitorët ikin nga investimet serioze, çmimi i uncës së arit sot në mëngjes dukshëm është rritur, për 1,2 për qind, në 1.930 dollarë, që është niveli më i lartë nga janari i vitit të kaluar.

