Sulm me bombë në Afganistan, të paktën 28 viktima

Të paktën 28 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pas bombardimeve në disa qytete të mëdha afgane, thanë zyrtarët lokalë.

Më vdekjeprurësi ishte një shpërthim në një xhami shiite në qytetin verior të Mazar-e-Sharif. Shpërthimi mori të paktën 20 jetë dhe plagosi 60, tha një mjek në kryeqytetin e provincës për dpa.

Shteti Islamik njoftoi në Telegram se ishte përgjegjës për shpërthimin në Mazara Sharif.

Shpërthimi i dytë shkaktoi të paktën 11 viktima të tjera në Kunduz, një qytet tjetër në Afganistanin verior dhe një i tretë në qytetin lindor të Nangarhar, raporton dw.

Në Mazara Sharif, një mjet shpërthyes i improvizuar u shpërthye në një xhami në qendër të qytetit gjatë lutjeve, tha zëdhënësi i policisë talebane, Muhammad Asif Waziri.

Dëshmitarët thonë se numri i të vdekurve është shumë më i madh, pra se të paktën 50 persona janë vrarë. Forcat e sigurisë talebane dyshohet se rrethuan zonën dhe konfiskuan telefonat celularë nga njerëzit në vendngjarje dhe gazetarëve iu mohua qasja.

Pas tërheqjes së forcave të NATO-s dhe kapjes së kryeqytetit Kabul, talebanët kanë premtuar vazhdimisht se do të sjellin paqe në vend. Pas marrjes së pushtetit, ata kufizuan më tej liritë e medias në vend.