Strugë, qytetarët ankohen për rritje të çmimeve të produkteve
Shkup, 5 mars – Rritja e çmimeve të produkteve elementare në vendin tonë ka revoltuar qytetarët e Strugës. Ata thonë se pandemia ka ndikuar mjaft në gjendjen ekonomike, ndërsa tash po ndikon edhe situata e krijuar në Ukrainë.
Qytetarët ankohen se nuk mund të përballojnë jetesën, sepse rrogat janë të ulëta ndërsa jetesa është shumë e shtrejntë. Ata frikësohen se ky trend i rritjes së çmimeve do të vazhdojë edhe më tutje.
“Sigurisht jeta siç vijnë bëhet më e shtrejtë, çmimet gati co një muaj dy rriten po sidomos kohët e fundit kjo pjesa luftës që u fillu, ka rritje të madhe, nuk mendoj se ky ësht rast që të rriten çmimen sepse lufta ka 10 ditë që ka filluar dhe nuk mendoj që kaq shpejt mund të ndikojë në krizën ekonomike. Ka rritje të çmimeve, siç shohim e shfrytëzojn rastin në këto situata.”
“Mos folim kot, kot folim, shiko çka bëhet, çfarë doni mirë, lufta bëhet, bujqësia humbi. Marktete shumë janë rritur, një kg vaj 100 den., një kg benzin 100 den., si do jetojmë ne.”
“Këtë rritje të çmimeve nuk e shof të arsyeshme dhe nuk duhet të jetë ashtu, sepse që kemi qenë në situat shumë të keqe me epideminë, dhe mjaft që ajo ishte një krizë, ndërsa kjo është krizë e dytë. Janë të rritura jashtëzakonisht shumë. Dhe e dyta është çështja e naftës, që është një element për te jetuar dhe për të punuar, po si do shkojë një Zot e din.”
“Situata është ashtu që çmimet shkojnë përpjet nuk ndalen dhe një zot e din kur do ndalen. Është e vështirë të vëresh a ka mbet çmim që nuk është rritur, se për të rritur janë rritur gjitha.”
“Nuk është mirë, e kanë tepruar, nuk është mirë, shumë janë rritur, rrogat ende nuk janë bërë18 mijë. Mjerë populli, krizë e madhe. Buka, dje shkova të marrë bukë, prej 23 denar, 33 denar është bërë” – tha disa qytetarë të intervistuar nga TVM2.
Qytetarët thonë se duhet të shtohen inspektimet nëpër markete dhe tregje, sepse sipas tyre shumë biznese po shfrytëzojnë rastin për rritjen e çmimeve.
Nga ana tjetër një ndër shqetësimet më të mëdha të qytetarëve është edhe rritja e vazhdueshme e naftës, e cila sipas tyre është shum elementare sepse shumë qytetarë që jetojnë në fshat hasin harxhime të mëdha për të kryer punët që kanë në qytet, ndërsa po paralajmërohet edhe për rritje e transportit publik.

