Struga dhe Pogradeci me projekte të përbashkëta do ta zhvillojnë turizmin

Strugë, 18 mars – Zhvillimi i turizmit përmes promovimit të trashëgimisë dhe vlerave kulturore në komunat Strugë dhe Pogradec është qëllimi i projektit “Struga dhe Pogradeci në turizëm dhe trashëgiminë kulturore – KULTUR”, që e zbatojnë të dy komunat me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Për koordinim më të mirë dhe realizim të aktiviteteve u mbajt takim i kryetarëve të komunave të Strugës dhe Pogradecit, Ramiz Merko dhe Ilir Xhakolli, si dhe përfaqësues të turizmit nga ekipi për zbatim të projektit.

Promovimi i dy komunave buzë liqenit, siç njoftoi komuna e Strugës ,do të bëhet përmes planit gjithpërfshirës për menaxhim.

“Është parashikuar formimi dhe pajisja e zyrave lokale turistike në Strugë dhe Pogradec, trajnim për punëtorët turistik dhe nëpunësit shtetëror nga fusha e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, krijimi i kapaciteteve të reja turistike dhe prodhimeve, plani për menaxhimin dhe zhvillimi i planeve financiare të qëndrueshme”, informon komuna e Strugës.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga ky rajon, sipas Komunës, kanë nevojë për integrim më të mirë me përmbajtjet turistike, si dhe infrastrukturë të përmirësuar, që do të tërheqë më shumë vizitorë dhe do ta vazhdojë sezonin turistik.