Stoltenberg: Po shqyrtojmë sistemimin e trupave plotësues në juglindje në NATO-s
Shkup, 3 shkurt – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski biseduan për situatën në kufirin e Rusisë me Ukrainën. Aleanca është e gatshme të dërgojë trupa plotësues në juglindje të Evropës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Tensionet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ishin një nga temat kryesore ndërmjet kryeministrit Kovaçevski dhe nikoqirit të tij në NATO, sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg.
NATO konsideron se prania e rritur e ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën arriti 100 mijë trupa, ndërsa është vërejtur edhe “lëvizje e madhe e forcave ushtarake ruse në Bjellorusi”.
“Ky është sistemimi më i madh rus që nga Lufta e ftohtë”, deklaroi Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.
Në këtë kontekst, sekretari i përgjithshëm porositi se Aleanca Veriatlantike “vazhdon të kërkojë përshkallëzim” nga Rusia dhe paralajmëroi se çdo “agrsion plotësues rus do të ketë pasoja serioze dhe çmim të rëndë”.
Njëkohësisht, Stoltenberg porositi se NATO dëshiron të angazhohet në dialogun me Rusinë, prejse Aleanca dërgoi seri propozimesh për qetësim të tensioneve te autoritetet ruse.
“Por, NATO nuk do të bëjë kompromis për parimet e tij themelore: e drejta e çdo kombi ta zgjedhë rrugën e tij dhe aftësia e NATO-s t’i mbrojë aleatët e tij, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm.
Dje SHBA-ja dërgoi përforcim ushtarak në Evropën lindore – Gjermani, Poloni dhe Rumani, në shenjë gatishmërie të përgjigjet në aksionin rus në Ukrainë.
Stoltenberg e përshëndeti vendimin e SHBA-së dhe e quajti “sinjal i fuqishëm i përkushtimit të SHBA-së”.
“Gjithashtu po shqyrtojmë sistemimin e trupave plotësues luftarak të NATO-s në pjesën juglindore të Aleancës”, deklaroi shefi i Aleancës Veriatlantike.
Kovaçevski nga ana e tij dha mbështetje për punën e Aleancës në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën, duke theksuar se pikërisht politika e dyerve të hapura të NATO-s i mundësoi Maqedonisë së Veriut të bëhet vend anëtar.
“E mbështesim propozimin e NATO-s për mbledhje tematike me Rusinë në lidhje me gjendjen e marrëdhënieve të sigurisë evropiane me fokus të Ukrainës dhe transparencës, zvogëlimin e rrezikut dhe kontrollin e armëve. Tërësisht e mbështesim sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial në kufirin e pranuar ndërkombëtar”, deklaroi Kovaçevski.
Për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut “NATO-ja është Aleanca kolektive mbrojtëse që i afron Evropën dhe Amerikën Veriore në këtë krizë”.
“Si aleatë ne jemi të fuqishëm, të vendosur dhe të bashkuar në reagimin tonë. Maqedonia e Veriut mbetet tërësisht e përkushtuar në marrëveshjen themeluese nga Uashingtoni si dhe në vlerat dhe parimet fundamentale të Aleancës”, shtoi kryeministri.

