Stojçevska – Denkov: Bashkëpunimi në arsim dhe kulturë ndërmjet Shkupit dhe Sofjes po intensifikohet
Shkup, 17 shkurt – Në atmosferë miqësore dhe me theks në thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit tashmë të vendosur gjatë viteve të kaluara ka kaluar Takimi i dytë i grupit të katërt të punës për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në pjesën e kulturës, arsimit dhe shkencës, turizmit dhe të rinjve dhe sportit.
Kjo ishte theksuar në konferencën e sotme për media pas takimit, nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nikollaj Denkov.
“Kemi me të vërtetë progres shumë të madh, e asaj që është tashmë një bashkëpunim i vendosur shumëvjeçar mes të dy vendeve. Me secilin takim të kaluar ne këtë e përfundojmë se bashkëpunimi në sferën e arsimit dhe kulturës është me të vërtetë i madh ndërmjet dy vendeve dhe ai vetëm intensifikohet në sfera të cilat deri më tani ose nuk ishin përfshirë ose në sfera të cilat deri më tani janë konsideruar se kemi arritur progres të caktuar”, deklaroi Kostadinovska Stojçevska.
E gjithë ajo që dakordohet në grupet e punës së këtyre grupeve, Kostadinovska Stojçevska theksoi, se është në kontekst të asaj që është dakorduar ndërmjet kryeministrave, por edhe se me çdo takim të punës shkojnë edhe një hap përpara në intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit.
Bashkërisht është, theksoi Kostadinovska Stojçevska, përfundimi se deri më tani në kulturë janë realizuar shumë projekte dhe iniciativa dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë, por edhe që të intensifikohet, për çka do të kontribuojë edhe nënshkrimi i programit të ri për bashkëpunim mes dy ministrive, për periudhën 2022-2025, në të cilin tashmë punohet.
Në sferën e arsimit në takim, Kostadinovska Stojçevska, tha se ishte biseduar edhe për bashkëpunimin në sferën e arsimit dhe shkencës në të dyja shtetet, për bashkëpunim në programin Erasmus, për projekte nga ekipe të përziera shkencore, si dhe për mbajtje të takimit të përbashkët të rektorëve nga Universitetet nga të dyja vendet.
Pas hapjes së linjës ajrore Shkup-Sofje dhe anasjelltas, Kostadinovska Stojçevska, theksoi se përfaqësuesit e dikasterit turizëm, tashmë ndërmarrin aktivitete për nënshkrim të memorandumeve për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Turizmit të Bullgarisë dhe Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.
Në dikasterin për të rinj dhe sport, siç theksoi Kostadinovska Stojçevska, grupi i punës gjithashtu, parasheh që të dyja palët të përgatisin dhe nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim, për çka tashmë po punohet.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Bullgarisë, Nikollaj Denkov, pas takimit, shprehu falënderim për atmosferën miqësore, e cila, siç theksoi, ka mundësuar që të bëjnë hap të madh para në aktivitetet konkrete në muajt e ardhshëm.
“Jemi duke shqyrtuar projekte specifike që duam t’i realizojmë në muajt në vijim. Përvoja e Bullgarisë në programin Erasmus do t’i ndihmojë miqtë dhe kolegët tanë të jenë më të suksesshëm. Kemi programe të përbashkëta shkencore në fusha të ndryshme ku ekipet nga të dyja vendet bëjnë kërkime”, deklaroi Denkov.
Sa i përket programit Erasmus, Denkov theksoi se pasi do të nënshkruhet memorandumi ndërmjet dy agjencive, menjëherë do të fillojë planifikimi i aktiviteteve për shkëmbim të studentëve dhe profesorëve.
Në sferën e të rinjve dhe sportit, theksoi Denkov, kemi çka të mësojmë njëri nga tjetri, duke theksuar se në Bullgari ishin vërejtur sukseset e Maqedonisë së Veriut gjatë viteve të fundit.
Në sferën e arsimit të lartë, Denkov tha se ndërmjet dy vendeve ka tradita të mira, veçanërisht në arsimin medicinal dhe për teknologji informative, si dhe se universitetet nga të dyja vendet tashmë bisedojnë se si të punojnë bashkë për trajnim të studentëve në këto sfera.
Sipas qasjes të re për bisedimet me Bullgarinë, të përcaktuar në një takim të përbashkët ndërqeveritar në Sofje në fund të janarit, të dy qeveritë ngritën katër grupe pune – për ekonomi, tregti dhe inovacion, infrastrukturë, transport dhe lidhje, integrim evropian dhe politikat e gjelbra dhe për kulturë, shkencë dhe arsimi. Çështjet historike do të shqyrtohen nga Komisioni i përbashkët tashmë ekzistues maqedonas-bullgar për çështje historike dhe arsimore. Bisedimet për paketën politike po diskutohen në nivel ekspertësh mes dy ministrive të jashtme.

