Stojanoski: Me Ligjin për kryerjen e punimeve të kontabilitetit parashihet ndërhyrje e shtetit në bizneset

Shkup, 2 shkurt – Në Kuvend sot filloi procedura për sjelljen e Ligjit për kryerjen e punimeve të kontabilitetit me flamur evropian. Si zakonisht, ashtu edhe tani keqpërdoret Komisioni për Çështje Evropiane dhe ligjet nga fushëveprimi i organeve të tjera të punës shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.

“Me Ligjin për kryerjen e punimeve të kontabilitetit parashihet, siç tha, ndërhyrja e shtetit në biznese. Pushteti ka formuar Këshillin për zhvillimin edhe mbikëqyrjen e profesionit të kontabilitetit të përbërë nga pesë anëtarë, tre prej të cilëve janë me propozim të ministrit të Financave. Ky këshill në ingerencat e veta ka kompetencë të zbatojë kontrollin e punës së kontabilistëve gjegjësisht shoqërive për kryerjen e punimeve kontabilisite dhe kontabilistëve tregtarë individë. Këto dispozita janë joevropiane dhe asocojnë për një rregullim tjetër shtetëror në të cilin kontrollohet në tërësi puna e sektorit privat”, deklaroi Stojanoski në Kuvend.

Pas votimit të Ligjit, siç tha, do të bëhet ndryshim në udhëheqësinë e Institutit të të gjithë kontabilistëve ndërsa ushtruesin e ri të detyrës kryetar do ta zgjedhë një komision ad hok të cilin e ka formuar Këshilli që e formon Qeverinë.

“Për shkak të këtyre dhe shumë vërejtjeve të tjera që na kanë dorëzuar kontabilistët, kemi kërkuar dhe kemi marrë premtim nga shumica parlamentare qeveritare se në periudhën e ardhshme do të mbahet debat publik në të cilin do të ftohen të gjithë të interesuarit”, sqaroi Stojanoski.