Stoillkovski: Kaevski të tregojë si ka ndërtuar vilë luksoze në Vollkovë?

Shkup, 28 mars – Darko Kaevski, milioneri më i ri i LSDM-së, disa ditë heshtë dhe nuk përgjigjet në pyetjet, si në 30 vjeç dhe me pagë administrate për tre vite të papërfunduara si drejtor, ka arritur për një vit të bëhet me banesë të re dhe të ndërtojë shtëpi luksoze në Vollkovë. Kështu pyesin nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

Naum Stoillkovski nga DPMNE, thotë se edhe më interesante është se Darko Kaevski, në stilin e bahskëpartiakëve të tij, nuk përgjigjet nëse ka dokument për ndërtim për vilën luksoze me pishinë në Vollkovë.

NGa DPMNE akuzojnë Kaevksin se derisa ka qenë drejtor në Agjencinë për të Rinj dhe Sport, ka ndërtuar vilë luksoze dhe atë pa një dokument i cili vërteton lejen nga komuna. Në atë shtëpi jgjithashtu ka pishinë për të cilën gjithashtu nevojitet leje.

Në listën anketuese sipas DPMNE-së, Kaevski nuk ka shënuar se posedon shtëpi por e ka shënuar parcelë të zbrazur, tokë ndërtimore në Vollkovë.

Kaevski gjithashtu ka shënuar se ka blerë banesë prej 65m2 në Shkup.

“LSDM pesë vite është në pushtet, pesë vite të mbushura me kriza përshkak mos kujdesit të pushtetit, populli në këto pesë vite është gjithnjë e më i varfur, shteti është në borxhe, por për këtë funksionarët e LSDMsë ndërtojnë hacienda me pishina dhe për këtë pikëpyetje a kanë dokumente.

Çdo ditë e kaluar me LSDM-në në pushtet kushton më shtrenjtë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Zhurnal.mk