Stoev: Qëllimi ynë është që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në BE

Shkup, 4 gusht – Investuam shumë kohë dhe përpjekje që të vendosim dialog pragmatik në të gjitha nivelet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të arrijmë marrëveshje që do të pranohen në të ardhmen nga qeveria e ardhshme politike në Sofje dhe do të shërbejnë si bazë për vazhdimin e procesit e negociatave me Shkupin dhe ndaj realizimit të qëllimit të përbashkët – Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thotë ministri teknik bullgar i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev në intervistën për gazetën bullgare “24 casa”.

“Gjatë dy muajve të fundit kemi investuar shumë kohë dhe përpjekje serioze që ta udhëheqim këtë proces në drejtim pozitiv dhe konstruktiv”, thekson Stoevi.

Sipas tij, qëllimi ka qenë të fokusohen në qasjen pragmatike drejt dialogut, e jo emocioneve, që të gjenden “formula të mundshme të punës” që do të mundësonin fillim të negociatave të vendit për anëtarësim në BE, dhe në këtë drejtim kanë qenë edhe të gjitha bisedimet e udhëhequra në nivel më të lartë, por edhe në nivel të grupeve të punës midis të dyja grupeve të ministrive të punëve të jashtme.

“Kundrejt kësaj, për fat të keq paraqiten sfida të reja në agjendën dypalëshe të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratuar më 29 korrik të vitit 2021, erdhi në kohë kur dialogu ynë filloi të kalojë në një fazë më pozitive dhe premtuese. Aksionet e këtilla jo vetëm që kanë për qëllim ta dobësojnë dinamikën dypalëshe pozitive në muajt e fundit, por edhe ta ngushtojnë fushën e mundësive për kompromis”, vlerëson Stoevi.

Ai thekson se nevojiten vullnet dhe përgjegjësi vendimtare për tejkalim të problemeve të trashëguara nga e kaluara, pa u vendosur pengesa të reja për dialog të hapur dhe të sinqertë.

Ai thekson se Bullgaria me kujdes do ta analizojë Rezolutën e miratuar me qëllim që të përcaktohen nëse përmbajtja e saj është në pajtim me Marrëveshjen dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nga viti 2017, si dhe ndikimin e saj potencial të dialogut të tanishëm.

Ai potencoi se problemet aktuale midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen në bazë dypalëshe, përmes negociatave të drejtpërdrejta dhe të hapura, duke theksuar se konsideron se nevojitet “intervenim” të vendeve të tjera anëtare të BE-së në këtë proces.

Ai pranoi se procesi i negociatave nuk është i lehtë, sepse bëhet fjalë për tema të cilat janë të ndjeshme edhe për Bullgarinë dhe për Maqedoninë e Veriut, por siç thekson puna e diplomatëve është të promovojnë afrim dhe të gjejnë zgjidhje të mundshme në interes së të dyja vendeve.

Ai në intervistën u përqendrua edhe në atë siç thotë “problemet që qytetarët me vetëdijesim bullgar i përjetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, duke theksuar se “në shumë raste, ata bëhen viktima të trajtimit të pabarabartë vetëm për shprehjes së vetëdijesimit bullgar”.