Stërvitje të përbashkëta ushtarake të Japonisë, Indonezisë, SHBA-së dhe Australisë

Muajin e ardhshëm forcat mbrojtëse japoneze për herë të parë do të marrin pjesë në stërvitje ushtarake në Indonezi së bashku me SHBA-në dhe Australinë, deklaroi sot kryeministri japonez Fumio Kishida pas bisedave me presidentin indinezian, Xhoko Vidodo.

Dy liderët, po ashtu, u pajtuan se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë më ngushtë në sferën e energjetikës, ndërsa Kishida tha se Indonezia është “partner kyç strategjik i Japonisë”.

“Stërvitjet e përbashkëta ushtarake janë quajtur ‘Mburoja Garuda’, ndërsa do të mbahen në Indonezi, duke filluar nga 1 gushti i këtij viti”, tha Kishida.

Uashingtoni njoftoi se stërvitjet, ku zakonisht janë përfshirë vetëm Indonezia dhe SHBA-ja, do të jenë “mjaftë më të mëdha sipas vëllimit” se sa vitet e kaluara. Është arritur marrëveshje që edhe Japonia t’i miratojë hua Indonezisë me vlerë prej 318 milionë dollarë për projekte infrastrukturore dhe parandalimin nga katastrofat.