Stërvitje e madhe detare e forcave të NATO-s në Oqeanin Atlantik
Në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik prej sot fillojnë manovra të mëdha detare të NATO-s.
Manovrat do të mbahen në rajonet e linjës së ashtuquajtur Linja detare Veriatlantike e NATO-s që kalon përgjatë Grenlandës, Islandës dhe Britanisë së Madhe, ndërsa janë në zonat operative të sistemit hidroakustik për mbikëqyrje nëndetëse të NATO-s (Sound Surveillance System).
Stërvitja do të përgatisë aktivitete për parandalimin e depërtimit të nëndetëseve armiqësore përgjatë linjave të NATO-s dhe përpjekjes që të hyjnë në pjesën qendrore të Atlantikut.
Në kuadër të aktiviteteve stërvitëse nën kodin “Mongozi dinamik”, në portin e Reikjavikut nga java e kaluar tashmë kanë mbërritur nëntë anije ushtarake dhe nëndetëse të NATO-s.
Sipas kumtesës së Aleancës Veriatlantike “Mungozi dinamik” ka për qëllim që t’iu mundësojë pjesëmarrësve në trajnim të sofistikuar dhe real luftarak që ta përmirësojnë ndërveprueshmërinë e tyre dhe aftësitë për luftë kundër nëndetëse dhe anijeve.
Në manovrat është paparaparë pjesëmarrje e tri nëndetëseve, 11 anije ushtarake dhe 16 aeroplanë patrullues anti-nëndetëse të forcave të armatosura të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Kanadasë, Norvegjisë, Danimarkës, Holandës dhe Portugalisë.

