Stejt Departmenti uron pavarësinë e Maqedonisë së Veriut
Shkup, 8 shtator – Stejt departmenti amerikan në emër të SHBA-ve ka dërguar urata deri te populli i Maqedonisë së Veriut në shënimin e 31 vjetorit të pavarësisë së shtetit, informon Zhurnal.
“Me hapjen e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut sivjet ka bërë përparim të shkëlqyer drejt integrimeve evropiane. Aleanca në Evropë dhe aspirimi në vlerat tona demokratike është më e rëndësishme tani se kurdo më parë”, theksoi sekretari shtetëror Entoni Blinken.
Në uratë thuhet se “në vitet që vijojnë, SHBA do të vazhdojë me mbështetjen e aleatit të tij Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane.
Blinken gjithashtu tha se dy vendet ndajnë vlera demokratike dhe përkushtimi ndaj të drejtave të njeriut, pozicioni i të cilit është i fortë përballë sfidave globale.

