Stejt Departmenti: Tregu i përbashkët rajonal është kyç për prosperitetin e Ballkanit

Shkup, 13 gusht – Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gjithë zemër i mbështesin përpjekjet e Ballkanit perëndimor për thellimin dhe përforcimin e integrimit inkluzziv rajonal ekonomik në përputhje me rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian, deklaroi kështu zëdhënësi i Stejt Departmentit, Ned Prajs, informon Zhurnal.

“Mbështesim liderët rajonal të kërkojnë mundësi për uljen e barierave tregtare, rritjen e konkurencës ekonomike dhe ndërtimin e ekonomive rajonale të cilat do të sigurojnë atë që u nevojitet qytetarëve”, tha ai për VOA.

Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të punojnë në iniciativën e tyre Ballkani i Hapur, e cila deri tani nuk mori mbështetje nga vendet tjera ballkanike. KRyeministri i Kosovës Albin Kurti hapur e ka kritikuar iniciativën duke e quajtur si “iniciativë e hapur e interesave ruse”. Kritikët tjerë thonë se nuk ka nevojë për këtë, sepse ekziston mekanizëm për bashkëpunim më të gjerë në rajon, procesi i Berlinit.//Zhurnal.mk