Statistika/ Maqedonia e Veriut lider në Evropë për arratisje të të burgosurve
Shkup, 13 janar – Maqedonia e Veriut është lider sa i përket ikjes nga burgu. Këtë e tregon statistika e të burgosurve të cilët kanë ikur nga burgu. Në vendin tonë, 691 të burgosur në 10,000 kanë ikur nga burgu, transmeton Zhurnal.
Menjëherë pas nesh gjenden Holanda me 315 të burgosur nga 10,000 dhe Zvicra me 284.
Interesant është fakti që disa vende nuk kanë denoncuar fare ikje nga burgu, ndërsa mes tyre janë Shqipëria, Sllovenia, Mali i Zi, Malta, San Marino, Irlanda Veriore, Çekia, Monaco, Letonia dhe Qipro.
Të dhënat vijnë nga statistika vjetore e këshillit të Evropës./Zhurnal.mk