Starton mekanizimi për rezistencë civile i BE-së

Shkup, 8 nëntor – Në Shtëpinë Evropiane në Shkup sot do të shënohet fillimi i Mekanizmit të rezistencë civile i Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit nga Shtëpia Evropiane, manifestimin do ta hapin shefi i bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend, Stefen Hudolin dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pas së cikës do të mbahet prezantim i Mekanizmit për rezistencë civili të BE-së.

MRC është mbështetje direkte për iniciativat e shoqërisë civile në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Kjo thirrje për propozime financohet nga Bashkimi Evropian me një shumë totale në dispozicion prej 900,000 euro.

Për herë të parë në vend, Bashkimi Evropian ofron një mekanizëm të tillë financimi për mbështetje të drejtpërdrejtë për organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që t’u mundësojë atyre të përballen në mënyrë efektive me prioritetet kryesore në komunitetet e tyre lokale dhe të kontribuojnë në reformat në sektorët kyç në vend.

Mekanizmi civil për rezistencë i BE-së do të mbështesë organizatat lokale për të zbatuar aktivitete për t’iu përgjigjur menjëherë nevojave të bashkëqytetarëve të tyre dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e qytetarëve përballë ndryshimeve të shpeshta sociale.