Starton linja e rregullt ajrore Sofje-Shkup

Shkup, 25 mars – Linja e rregullt ajrore Sofje-Shkup-Sofje starton nesër. Fluturimi i parë do të realizohet në orën 05:30 kur në Aeroportin ndërkombëtar Shkup duhet të arrijë aeroplani i kompanisë “Guliver”.

Ndërlidhja ajrore mes kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është hapi i parë konkret i bashkëpunimit që e paralajmëruan pas takimit të parë kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, që u mbajt më 18 janar të këtij viti në Shkup. Një javë më vonë, më 25 janar, dy qeveritë, në Sofje mbajtën mbledhje të përbashkët dhe nënshkruan dy dokumente për përforcim të ndërlidhjes infrastrukturore të të dy vendeve, për linjë të drejtpërdrejtë ajrore Shkup – Sofje dhe për Korridorin hekurudhor 8.

Simbolikisht, fluturimi i parë me të cilin do të ripërtërihet linja ajrore u realizua më 11 shkurt, ndërsa me të në Shkup nga Sofja arritën delegacionet e RMV-së dhe Bullgarisë, të kryesuara nga ministri i transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe kolegu i tij bullgar, Nikollaj Sabev.

Shkup-Sofje është risi me itinerarin veror të fluturimeve, që starton këtë fundjavë, ndërkaq me të cilin ripërtërihen edhe disa nga linjat që ishin hequr para pandemisë së kovid-19.