StandUp festival Tetovë, ju sjellim detajet

Festivali StandUp këtë vit sjell në Tetovë disa nga komedianët më të njohur të trojeve shqiptare, të cilët janë dëshmuar për aftësinë e tyre për të bërë publikun të qeshë me lot. Telegrafi Maqedoni ka biseduar me organizatorin Hasim Memishi – Sopi, për të kuptuar detaje të këtij StandUp-i në Tetovë.

Çka do sjell Stand Up-i këtë herë?

StandUp festival këtë vit do të sjell StandUp komedianët më të mirë në trojet tona, që e kanë dëshmu me pjesëmarrjen e tyre se e bëjnë publikun të qesh me lot.

Kush do t’i bëjë të qeshë tetovarët?

Këtë vit tetovarët do i bëj të qesh: Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi, Valina Muçolli, Shpend Ahmeti dhe Hasim Memishi Sopi.

Ndonjë befasi për lexuesit e Telegrafit?

Befasi këtë vit do jetë edhe muzika nga Shpëtim Mustafa &Band

Sa kushton bileta për pjesmarrje?

Bileta për këtë edicion kushton 500 denar.

Ku mund t’i blejnë biletat hyrëse?

Biletat mund ti rezervojnë në numrin që është në poster dhe te biletaria e pallatit të kulturës.

Kush e mbështet këtë vit këtë ngjarje?

Këtë vit deri tani na kanë mbështet Mhouse Sedra Fondacioni Albiz dhe Prodent. Urojmë që deri të shtunën të paraqiten edhe sponzor të tjerë.