Spasovski: Vizita në Sofje është porosi e mirë për miqësi, bashkëpunim dhe partneritet
Shkup, 1 korrik – Shpresoj se kjo vizitë do të jetë impuls shtesë ndaj marrëdhënieve të mira në mes Maqedonisë së Veriut dhe bullgarisë, impuls drejtë thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe do të jetë porosi e mirë e bashkëpunimit, miqësisë dhe partneritetit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në Sofje, ku së bashku me homologun e tij bullgar Bojko Rashkov do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët e njësive policore pranë Departamentit për operacione speciale policore të MPB-së së RMV-së dhe njësive speciale policore të MPB-së së Bullgarisë.
Spasovski dhe Rashkov në takim biseduan edhe për atë se si të vazhdohet dhe thellohet bashkëpunimi, por edhe për hapjen e kalimit të ri kufitar në Berovë – Klepallo. Ministri Spasovski paralajmëroi se për përgatitjet e këtij procesi për disa ditë do të mbahen takime të përbashkëta të komisioneve që punojnë në këtë projekt dhe shfaqi shpresë se shumë shpjet do të ketë realizim të këtij projekti.
“Bashkëpunimi në fushën e MPB-ve është bashkëpunim që i ngjanë një partneriteti serioz në periudhën e kaluar dhe me përgjigje të qartë ndaj të gjitha sfidave të sigurisë që janë para nesh, është ky migrimi, krimi i organizuar, terrorizmi”, theksoi ministri Spasovski dhe shprehu falënderim deri te homologu i tij Rashkov për takimin e sotëm bilateral.
Rashkov tha se vizita e Spasovskit në Bullgari është me kohë, duke pasur parasysh se fillimin e paralajmëruar të proceseve euro-integruese të Maqedonisë së Veriut.
Dy ministrat dhe delegacionet do të kenë takim bilateral, me çka do të jenë të pranishëm në stërvitjen e përbashkët të njësive speciale policore të dy vendeve.

