Spasovski: Së shpejti do të përmbyllet konstruksioni financiar për “Qytet të sigurt”
Shkup, 3 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot informoi se pritet së shpejti të përfundojë konstruksioni financiar për sistemin e ri “Qyteti i sigurt” (Safe city), duke shtuar se ai ekzistues nuk mund ta kontrollojë komunikacionin ndërsa ideja është të bëhet sistem i cili përveç sigurisë publike do të përdoret edhe për kontrollin e komunikacionit.
“Lidhur me “Qytetin e sigurt” jemi duke e bërë konstruksionin financiar i cili nuk është i vogël. Unë pres se së shpejti do ta përmbyllim këtë konstruksion financiar dhe do ta fillojmë procesin. Do të kërkoj gjithsesi mbështetje prej ju mediave dhe prej qytetarëve lidhur me realizimin e këtij projekti, pasi do të jetë shumë i rëndësishëm, pasi do ta përjashtojmë faktorin njeri, nuk do të kemi selektivitet në asnjë rast, do të jetë transparent dhe unë shpresoj se kjo do të ndihmojë shumë në ngritjen e vetëdijes publike për kulturën në komunikacion, kryesisht tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Spasovski.
Ai potencoi se për projektin janë të nevojshme mjete më të mëdha financiare, për të cilat pret të sigurohen dhe shtoi se ekzistojnë disa modele të cilat janë duke i shqyrtuar.
Spasovski potencoi se kjo nuk duhet të thotë sendërtim i sistemit ekzistues, por mund të vendosë për një zgjidhje tjetër – partneritet privato publik, investim në një kompani tjetër dhe ngjashëm.
“Lidhur me sistemin aktual të “Qytetit të sigurt” është mirë të shikoni, të hulumtoni. Ne kishin një pushtet deri në vitin 2017 i cili investonte në përgjimin e qytetarëve dhe prandaj unë trashëgova një borxh prej 40 milionë euro, prandaj nuk kishin policët uniforma, prandaj nuk patën automjete, nuk patën gjëra të tjera, pasi patëm një përcaktim të tillë të cilin e kishim ndërsa për sistemin për të a.q. “Sejf siti” ishte lidhur dhe është përdorur vetëm për Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim”, potencoi ministri i Punëve të Brendshme.
Ai potencoi se duhet të zgjedhë opsionin i cili është më i volitshëm për MPB-në dhe për shtetin.
“Përndryshe, këdo që të zgjedhim nga ato sisteme do të duhet të ketë mirëmbajtje. Këtu nuk kemi asnjë dilemë. A do të kemi efikasitet? Theksova se pres që sistemi të ndihmojë në forcimin e ndërgjegjësimit të publikut. E shihni sa janë përmirësuar rezultatet nga fakti që kolegët janë pa ndalesë në rrugë dhe pa pushim në kontroll. Kemi një ulje serioze të numrit të viktimave në trafik. Në vitin 2013 kemi pasur 198 viktima, në vitin 2021 kemi 11 viktima. Është falë përkushtimit dhe punës ose nëse doni që në momentin që unë e drejtoj Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nga viti 2016 e deri më sot kemi një rënie të vazhdueshme të viktimave në trafik, ulje të lëndimeve të rënda, lëndime të rënda etj. Ky është një problem kompleks. Edhe sistemi arsimor duhet të marrë një pjesë të përgjegjësisë sepse kultura e komunikacionit fitohet që në moshë të re, por është puna jonë që të bëjmë gjithçka për ta përmirësuar atë sistem të sigurisë rrugore”, tha Spasovski.
Në pyetjen e gazetarëve rreth informacioneve për furnizimet publike të cilat janë në “listat e zeza”, ministri theksoi se të gjitha furnizimet të cilat bëhen publikohen në Byronë për Furnizime Publike.
“Mund të bëni inspektim në secilin furnizim që është bërë, në këtë pjesë procedurat zhvillohen absolutisht në mënyrë shumë transparente. Ndërsa tani, lidhur me furnizimet të cilat janë në pjesën e sigurisë, ato janë furnizime shumë të vogla dhe kompani të tilla të cilat ndodhen në “listat e zeza” për momentin nuk janë bashkëpunëtorë të Ministrisë”, potencoi Spasovski.

