Spasovski për “Politika”: Maqedonia e Veriut mendon globalisht – vetëm dialogu sjell rezultate

Shkup, 30 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në numrin e sotëm të gazetës “Politika” të Beogradit, në temën Samiti i OSBE-së kryesues i të cilit është vendi ynë, thekson se Maqedonia e Veriut mendon globalisht, e bindur se vetëm dialogu sjell rezultate.

Spasovski foli për rëndësinë, përkatësisht rëndësinë historike të Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së, si platformë për dialog ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, në kontekst të ngjarjeve gjeopolitike.

“Maqedonia e Veriut mendon globalisht, e bindur se vetëm dialogu sjell rezultate, kur do të ulemi në të njëjtën tavolinë, kjo do të thotë se jemi të përgatitur të bisedojmë për të gjitha çështjet, edhe në atë rast kur bisedimet nuk do të sjellin rezultate të shpejta. Të gjithë duhet ti kemi sfidat globale në fokusin tonë: këtu nuk ka njerëz të mëdhenj dhe të vegjël, popuj ose shtete”, thuhet në deklaratën e ministrit Spasovski, të cilën e transmeton Ministria e Punëlve të Brendshme.

Gazeta “Politika” përpunon kontekstin politik të këtij Këshilli të 30-të Ministror të OSBE-së me radhë dhe rëndësinë e tij për të ardhmen e kësaj organizate rajonale të sigurisë, përmes shenjës “historike”, përfshirë edhe segmentin rreth organizimit të masave dhe aktiviteteve me qëllim të mbajtjes së sigurt dhe pa pengesa të këtij tubimi më të madhe deri më tani i cili mbahet tek ne, e që është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Duke potencuar në tekst se në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fuqi janë masa të jashtzakonshmne të shkallës së tretë të sigurisë për shkak të mbledhjes në të cilën janë paralajmëruar se do të ketë rreth 70 delegacione me rreth 1000 pjesëmarrës.