Spasovski: Pandemia e kovid-19 e imponoi nevojën për përgjigje të menduar dhe të saktë ndërinstitucionale

Shkup, 17 mars – Që në fillim të pandemisë me kovid-19 u bë e dukshme nevoja për përgjigje të menduar dhe të saktë ndërinstitucionale që në vete duhet t’i bashkojë të gjitha aktivitetet parciale institucionale, duke e ndërtuar mozaikun e kundërshtimit shoqëror sistematik dhe mbrojtjes, theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në video-fjalimin në konferencën shkencore “Ndryshimet, sfidat dhe qëndrueshmëria e mbrojtjes civile gjatë KOVID-19”, organizuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).

“E pata mundësinë, por edhe përgjegjësinë posaçërisht në fillim të pandemisë globale si kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e më pas edhe si ministër i Punëve të Brendshme, prej shumë afër dhe hollësisht të kem qasje në një sfidë serioze e cila drejtpërdrejtë atakonte shëndetin dhe jetën e njeriut”, theksoi Spasovski.

Në periudhën e pandemisë me kovid, nga aspekti i punës së MPB-së, Spasovski informoi se nëpunës policorë vetëm gjatë vitit të kaluar kanë kryer mbi 780.000 kontrolle të mbi 210.000 personave që ishin në izolim apo vetëizolim, përderisa ndërkaq në koordinim me shërbimet kompetente inspektuese gjatë vitit 2021 morën pjesë në rreth 35.000 kontrolle të llojeve të ndryshme të objekteve.

Në fjalimin e tij ministri e veçoi faktin se koncepti për mbrojtje dhe shpëtim, pavarësisht karakterit të kërcënimeve apo karakterit të sfidave dhe situatave, me të gjitha potencialet e krizës dhe rrezikut, në bazë paraqesin proces të mundimshëm të observimit, planifikimit dhe sjelljes së vendimeve që do të duhet të realizohen më tutje në mënyrë operative.

Në fund të fjalimit të tij, ministri theksoi se nevojitet të ketë më shumë konferenca të këtilla, që, sipas tij, janë pika jashtëzakonisht të rëndësishme të rishqyrtimit, të analizës, por edhe këmbimit të përvojave të pikëpamjeve dhe praktikave me ç’rast fjalën primare e ka mu profesionalizmi.