Spasovski: Obligohemi të gjithëve për ta ndërtuar shtetin me përparim dhe prosperitet

Shkup, 11 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nga selia e Kombeve të Bashkuara, para Pallatit të Kombeve në Gjenevë, Konfederata e Zvicrës, në emrin e tij dhe në emrin e MPB-së, drejtoi urime qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e 11-të Tetorit-Dita e Kryengritjes së Maqedonisë.

“Nga Gjeneva, para Pallatit të Kombeve, në datën më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë, shprehi falenderimin paraardhësve tanë, grave dhe burrave të shumtë të cilët luftuan për liri dhe demokraci në shtetin tonë dhe na lënë trashëgim, ta ndërtojmë së bashku Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa dallim të përkatësisë etnike apo fetare”, theksoi ministri Spasovski në fjalimin e tij.

Ministri Spasovski theksoi se 11-të Tetori është data më e ndritshme në historinë e Maqedonisë, ku vazhdojnë traditat liridashëse të cilat filluan me kryengritjen e Razllovecit, Kresnes, Karposhit dhe Ilindenit.

“Pikërisht kjo ditë na obligon të gjitha gjeneratat e Maqedonisë së Veriut bashkëkohore të ndërtojmë përparim dhe prosperitet. Së bashku duke luftuar kundër fashizmit kontribuam për paqe dhe prosperitet global”, theksoi Spasovski.

“Sot patriotizmi bashkëkohor nënkupton përparim dhe prosperitet, të shkojmë të gjithë së bashku në rrugën e integrimeve evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Le të jetë për shumë mote 11-të Tetori-Dita e Kryngritjes së Maqedonisë!”, porositi ministri Spasovski.