Spasovski në Vjenë në konferencën ministrore për luftë efikase kundër emigrimit ilegal

Shkup, 21 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski do të marrë pjesë në Konferencën Ministrore të Platformës për Koordinim të Përbashkët për Luftë Efikase kundër Emigrimit Ilegal përgjatë Rutës së Mesdheut Lindor, e cila do të mbahet sot dhe nesër në Hofburg – Vjenë në Austri.

Spasovski, siç informojnë nga kabineti i tij, do të ketë fjalime në dy panel sesionet, “Aspekte rajonale dhe nacionale – sfida dhe situata aktuale” dhe “Elemente të mekanizmit rajonal dhe partneritet për kthim”.

Konferenca është në organizim të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë dhe Platformës për Koordinim të Përbashkët për Luftë Efikase kundër Emigrimit Ilegal përgjatë Rrugës së Mesdheut Lindor të vendosur në qershor të vitit 2021 në Pragë, Çeki, bashkë me ministrat dhe përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, Forumin e Salzburgut, Danimarka, Gjermania, Greqia, Zvicra, ndërsa në prani të Komisionit Evropian, Zyrës Evropiane për Mbështetje të Azilit (ЕАСО), FRONTEKS dhe Qendra Ndërkombëtare për Zhvillim të Politikës së Migrimit.

Në margjinat e konferencës, Spasovski do të realizojë takim bilateral me Notis Mitaraki, ministër për Emigrim dhe Azil të Greqisë, ndërsa do të takohet edhe me Igor Xhundev, shef i misionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë OSBE-së në Vjenë, si dhe me Kristin Shaner Burgener, sekretar shtetëror për emigrime të Zvicrës.