Spasovski në vizitë në QSHA: Vazhdoni me përmirësimin e diturive të fituara për suksese më të mëdha në zhvillimin personal dhe profesional
Shkup, 10 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot e vizitoi Qendrën Shkollore Automobilistike “Boro Petrushevski” në Shkup, me ftesë të drejtorit Nikollovski. Me këtë rast, siç informoi MPB, u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Qendrës Shkollore Automobilistike “Boro Petrushevski” dhe Fakultetit për Siguri-Shkup.
Në fjalimin e tij para mësimdhënësve dhe nxënësve, ministri Spasovski theksoi se kjo shkollë paraqet një nga allkat jo vetëm në pjesën e asaj se çfarë do të thotë proces arsimor i organizuar, por aq më tepër edhe në fushën e profilimit personal dhe profesional të të rinjve që hap një hapësirë objektive për përmirësimin e diturive të mëtejme dhe avancimin e eksperiencës dhe diturive të arritura.
“Nënkuptohet se në asnjë mënyrë kjo nuk i kufizon perspektivat tuaja, të nderuar maturantë, përkundrazi, kjo jep një substrat cilësor, dhe paraqet edhe një fundament special për trajnim dhe udhëzim profesional . Në këtë drejtim është evidente dhe është një përparësi e cila në vetë fillimin do të fitoni në krahasim me moshatarët e tjerë të cilët do të vendosnin ambiciet e tyre ti realizojnë në fushën e arsimit të cilat i trajton QSHA-ja”, tha Spasovski.
Ai e potencoi edhe rolin individual të nxënësve, kur në mënyrë profesionale do të fillojnë të kontribuojnë për zhvillimin e shoqërisë së Maqedonisë së Veriut.
“Komunikacioni si një degë zhvilluese në jetën tonë të përdishtme luan rolin kyç në zhvillimin më dinamik, më cilësorë dhe më përmbajtësor. Komunikacioni në të gjitha format e tij është aspekti fundamental në civilizimin modern ndaj jetës tonë, duke filluar nga transporti, infrastruktura deri te ekonomia dhe kohezioni social”, tha ministri Spasovski.
Gjatë kësaj, ai drejtoi apel tek të rinjtë të vazhdojnë ti respektojnë dhe të kujdesen ndaj përkushtimit të zhvillimit të tyre individual dhe profesional edhe pas përfundimit të arsimimit këtu në këtë Qendër të profesionalizuar, të ndihmojnë në zhvillimin e shoqërisë tonë.
“Në këtë rrugë, gjithmonë do të keni përkrahjen time si ministër dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme që së bashku ta realizojmë këtë reformë të vetëdijes e cila na nevojitet të gjithëve, që të marrim pjesë dhe të gjithë të kontribuojmë që shoqëria të ec përpara. Pikërisht në këtë drejtim e vlerësoj edhe bashkëpunimin të cilin shkolla juaj e realizon me Fakultetin për Siguri, partnerin tonë strategjik me të cilin së bashku ndërtojmë principet e zhvillimit të arsimit dhe trajnimit për nevojat e MPB-së dhe të sistemit të sigurisë në tërësi. Për këtë unë jam veçanarisht i interesuar të përcjellim implementimin e Memorandumit për bashkëpunim i cili do të firmoset sot dhe të ndihmojmë për një zhvillim edhe më të fuqishëm e të dyja institucioneve arsimore”, theksoi ministri Spasovski, duke iu dëshiruar maturantëve nga kjo shkollë e mesme, me aftësi, zell dhe me përkushtim ti shfrytëzojnë dituritë dhe aftësitë e fituara, si dhe arritjen e çdo pritshmërie arsimore ose profesionale.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, dekani i Fakultetit për Siguri, prof.dr. Nikolla Dujovski theksoi se zhvillimi i shoqërisë së Maqedonisë së Veriut varet nga secili individ dhe nga secili institucion veç e veç.
“Për këtë jam posaçërisht krenar se me partnerin tonë strategjik, ministrin e Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski dhe MPB-në, sot jemi në vizitë të QSHA “Boro Petrushevski” duke dëshmuar përkushtimin tonë të sinqert dhe kujdesin për zhvillimin e profesionistëve të rinj të cilët do të jenë të përgatitur ti realizojnë ndryshimet në fushën e komunikacionit. Fakulteti për Siguri dhe QSHA “Boro Petrushevski” do ta thellojnë bashkëpunimin e tyre me Memorandumin e ri i cili do të na mundësojë horizonte më të gjera për zhvillimin e të dy institucioneve”, tha Dujovski.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, dekani i Fakultetit për Siguri, prof.dr. Nikolla Dujovski.
“Zhvillimi i shoqërisë maqedonase varet nga secili individ dhe nga secili institucion veç e veç. Për këtë jam posaçërisht krenar se me partnerin tonë strategjik, ministrin e Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski dhe MPB-në, sot jemi në vizitë të QSHA “Boro Petrushevski” duke dëshmuar përkushtimin tonë të sinqert dhe kujdesin për zhvillimin e profesionistëve të rinj të cilët do të jenë të përgatitur ti realizojnë ndryshimet në fushën e komunikacionit. Fakulteti për Siguri dhe QSHA “Boro Petrushevski” do ta thellojnë bashkëpunimin e tyre me Memorandumin e ri i cili do të na mundësojë horizonte më të gjera për zhvillimin e të dy institucioneve”, tha dekani Dujovski.

