Spasovski në punëtorinë për shërbimin e pavarur të sigurisë të Kuvendit

Shkup, 3 mars – Ministria e Punëve të Brendshme e mirëpret dhe e mbështet iniciativën e propozuar për dizajnimin dhe financimin e një koncepti të ri të sigurisë për nevojat e dhomës sonë legjislative. Në fakt, një nga veçoritë e Ministrisë në këto pak vite, ndër të tjera, është angazhimi ynë i deklaruar dhe i konfirmuar për hapje dhe gatishmëri të plotë për të reformuar segmentin e sigurisë, përputhshmëria e saj organizative me standardet më të larta normative dhe profesionale me ato të shërbimeve të sigurisë dhe praktikat e partnerëve tonë BE dhe NATO, si një nga interesat strategjike shtetërore.

Këtë, ndër të tjera, e theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e sotëm hyrës në punëtorinë kushtuar Propozim-iniciativës për “Shërbimin e pavarur të sigurisë së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, që zbatohet nga Programi për mbështetje parlamentare i qeverisë zvicerane nga ana e Institutit demokratik kombëtar, Qendra për menaxhim me ndryshime dhe Institutin për demokraci Societas Civilis.

“Ne e shohim krijimin e një shërbimi të posaçëm të sigurisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si një mundësi të shkëlqyer – dhe në atë segment të punës së sigurisë – për të bërë një hap të rëndësishëm dhe cilësor duke themeluar parime, rregulla dhe standarde nga të cilat do të përfitojë Parlamenti si institucion, në sferën e sigurisë së tij të brendshme dhe të jashtme, të funksionimit të qetë dhe të sigurt të tij, natyrisht edhe në aspektin e hapjes dhe qasjes së qytetarëve”, tha Spasovski.

Ai theksoi se MPB me ekspertizën e saj, por edhe me potencialet specifike organizative-profesionale është në dispozicion në konceptimin e përbashkët të kësaj ideje, aq më tepër që përvojat praktike, analizat dhe kompetencat dhe detyrimet ligjore të Ministrisë, imponojnë detyrimisht rolin e të pashmangshmes faktor institucional në projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e një shërbimi të posaçëm parlamentar të sigurisë.

Duke theksuar nevojën për koordinim dhe bashkëpunim ndërinstitucional si faktor koheziv në realizimin e detyrave të sigurisë, veçanërisht në aspektin e parimit të të ashtuquajturës siguri parandaluese, ministri Spasovski shprehu pritjen që kjo punëtori, si dhe takimet e radhës parësore të ekspertëve rreth përpunimit të të gjitha ideve dhe propozimeve në drejtim të strukturimit të një sistemi të ri parlamentar të sigurisë, ata do të japin përgjigje cilësore për tre segmentet kyçe – normativ, teknik dhe profesional – nga të cilët do të nisë ndërtimi i shërbimit special të sigurisë.

Fjalime hyrëse, siç njofton MPB-ja, mbajtën edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe përfaqësues të institucioneve dhe ambasadave tjera relevante.