Spasovski: MPB-ja vazhdon me ndërtimin e sistemit gjithëpërfshirës për mbrojtje të fëmijëve
Shkup, 20 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes video-lidhjes pati fjalimin e tij në ngjarje promovuese për fushatën mediatike “Drejtësi për fëmijët”, e cila është pjesë e projektit “Drejtësi për fëmijët-UE për drejtësi për të mitur sipas masës së fëmijëve”, i financuar nga Unioni Evropian dhe i bashkëfinancuar nga UNICEF-i, kurse në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.
Në fjalimin e tij përmes video lidhjes para të pranishmëve, siç theksohet në kumtesë, ministri Spasovski theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme, si partner në zbatimin e aktiviteteve së bashku me faktorët tjerë relevantë, ka për obligim të gjithë fëmijëve të cilët janë në rrezik, kanë problem me ligjin, si dhe fëmijë viktima ose autorë të veprave penale, të u sigurojë mbrojtje të posaçme dhe përkrahje dhe të veprojë me ata me një kujdes të veçantë, në pajtim me të drejtat e tyre.
“Nëpunësit policorë janë kontakti i parë dhe shumë i rëndësishëm të cilin fëmiu e realizon në kuadër të sistemit për mbrojtje dhe drejtësi të veçantë, dhe pikërisht eksperienca e parë dhe qasja e policisë do të jenë faktor i rëndësishëm në krijimin e ndjenjës të sigurisë dhe të respektit të fëmijëve ndaj institucionit dhe ndaj ligjit në përgjithësi”, theksoi Spasovski, dhe shtoi se pikërisht realizimi i këtij projekti do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve dhe të aftësive të nëpunësve policorë të cilët e punojnë pjesën e drejtësisë për fëmijët, posaçërisht në pjesën e trajnimeve të realizuara me sukses të vetëdijes për traumën e fëmijëve dhe shqyrtimin e interesit më të mirë të mundshëm për fëmiun dhe për qasje multisektoriale nga trauma e përjetuar.
Siç kumton MPB-ja, ministri Spasovski potencoi se trajnimet e realizuara për kuadrin arsimor nga Qendra për Trajnim të MPB-së do të kontribuojnë për përgatitjen e programeve arsimore të cilat do të bazohen në krijimin e kompetencave në drejtim të fitimit të diturive, aftësive dhe qëndrimeve të nëpunësve policorë të cilët zbatojnë autorizime policore ndaj fëmijëve.
“Parandalimi dhe bashkëpunimi ndëmjet policisë dhe qytetarëve paraqet përcaktim strategjik të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ka një rol të rëndësishëm në arritjen e standardeve evropiane të punës policore. Mënyra proaktive e zgjidhjes së problemeve janë fuqi lëvizëse në punën policore parandaluese, që do të thotë të reagohet para se të ndodh incident ose të nuhatet mundësia se do të ndodh incident. Aktivitetet parandaluese do të kontribuojnë fëmijët të ndërtohen në personalitete të duhura, të orientohen ndaj vlerave të vërteta dhe të distancohen nga dukuritë devijuese”, theksoi ministri Spasovski, duke shtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut, si nënshkruese e Konventës për të drejtat e fëmijëve, mori si obligim të sigurojë përmbushjen dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
“Kjo përfshin ndërmarrjen e veprimeve për zhvillimin e politikave, sistemeve dhe kapaciteteve, si dhe resurse të domosdoshme për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, me qëllim të harmonizimit të sistemit vendor të drejtësisë me standardet ndërkombëatre dhe evropiane, kurse interesi më i mirë është fëmijët të jenë në plan të parë në çdo fazë të veprimeve”, sqaroi ministri Spasovski.
Në fund të fjalimit të tij, minsitri Spasovski porositi se MPB-ja, si njëri nga pjesëmarrësit aktiv në ndërtimin e sistemit të drejtë në trajitimin e fëmijëve, si edhe deri më tani në bashkëpunim me skuadrat ndërsektoriale të të gjitha palëve të tanguara, në ndërtimin e sistemit gjithpërfshirës për mbrojtje të fëmijëve, me fokus të veçantë në drejtim të përkrahjes së fëmijëve të cilët kanë problem me ligjin dhe riintegrimin e tyre.

