Spasovski: Me programin “Guximi blu” deri te policë profesionistë në shërbim të qytetarëve

Shkup, 26 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski sot morën pjesë në fillimin e trajnimit të tretë në suaza të programit “Guximi blu”, që do të realizohet në katër ditët e ardhshme.

Siç është paralajmëruar, në trajnim do të marrin pjesë 22 pjesëmarrës nga MPB, nga Byroja për Siguri Publike, sektorët e punëve të brendshme dhe të Qendrave rajonale për çështje kufitare si dhe individë nga ICITAP-i, që ti perfeksionojnë aftësitë e instruktorëve për implementimin e këtij programi.

Për ministrin Spasovski kënaqësi të veçatë paraqet fakti se këto 14 muaj, pasi doli iniciativa për këtë projekt “Guximi blu” u shëndrrua në proces arsimor i projektuar të sigurojë zhvillim kulmor të nëpunësit policor, nga i cili pritet të jetë i përgatitur në çdo moment të pasqyrojë më të mirën, sipas asaj që e kërkon puna policore.

“Pikërisht zhvillimi i këtij koncepti korespondoi me moton e MPB-Policia në shërbim të qytetarëve, për arsye se është i krijuar të ndërtojë një stil të lartë lidershipit dhe shërbim në frymën e asaj që puna policore demokratike iu premton qytetarëve të saj. E kjo është, në të vërtetë, qëllimi ynë i përbashkët!”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Ai drejtoi falenderim organizatorëve-Programit ndërkombëtar për trajnim dhe ndihmë gjatë kryerjes së hetimeve penale (ICITAP) pranë Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e madhe në përpjekjet e përbashkëta në përforcimin e konceptit të mekanizimit efikas për konvertimin e kulturës ekzistuese, me fokus në zhvillimin profesional individual të nëpunësve policorë të cilët do të munden të punojnë në nivelin më optimal.

Me projektin “Guximi blu”, ka shtuar Spasovski këtë vit pritet trajnimi i më shumë se 2.000 nëpunësve policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme, në të cilin do të mësojnë taktikat gjatë incidenteve dhe parandalim nga pasojat të cilat dalin nga të njëjtit. Ky koncept, te nëpunësit policorë do të zhvillojë edhe ashpërsinë psiçike të qëndrueshmërisë, e nga këtu qëllimi i MPB-së është trajnimin “Guximi blu” ta kalojnë të gjithë të punësuarit në polici dhe të jetë pjesë përbërëse e programit arsimor të Qendrës për Trajnim.

“Arsyeje më shumë është se zhvillimi i këtij projekti pritet të kontribuojë në edukimin e vazhdueshëm të nëpunësve policorë, targetimin me kohë të dukurive negative dhe mënjanimin e tyre, posaçërisht në pjesën e sfidave individuale me të cilat ballafaqohen, siç janë: marrëdhëniet njerëzore, identiteti dhe integriteti, kujdesi për shëndetin dhe ballafaqimi me stresin gjatë kryerjes së detyrave të përditshme të punës. E tërë kjo presim të nxit ndryshime pozitive te nëpunësit policorë, kurse me këtë në të gjithë segementet e punës policore, me qëllim të fundit një profesionalitet të lartë dhe përgjegjësi më të madhe gjatë kryerjes së punëve policore”, tha Spasovski, citohet në kumtesën e MPB-së.

Ndër të tjera ka theksuar se MPB-ja, në drejtim të ndërtimit të sistemit të sigurisë bashkëkohore, të sigurtë dhe efikase, në mënyrë të vazhdueshme tenton të përgjigjet ndaj të gjitha sfidave, të cilat më së shpeshti transformohen në forma të reja si dukuri, e që kërkon qasje të organizuar, sistematike dhe profesionale në punën policore.

Ai edhe një herë në emrin e tij dhe në emrin e MPB-së, e konfirmoi mbështetjen e plotë për aktivitetet e mëtutjeshme për implementimin e programit “Guximi blu”, me bindjen e thellë se përmes këtij projekti së bashku do të ia arrijmë qëllimit të krijohen liderë në polici, nëpunës policorë të fuqishëm dhe me profesionalitet të lartë të cilët do të kujdesen për zbatimin e përpikët të ligjitim në shërbim të qytetarëve, që paraqet qëllim kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

https://www.facebook.com/o.spasovski/posts/pfbid02bzaf1dp5hRDpko1sev5MXrHqXeng4C1Xro7BzmBDMLCynDq8AyB5GvRquNrSRx7kl