Spasovski – Johanson: Vetëm me forca të përbashkëta, të rrjetëzuara, mund të luftojmë të gjitha llojet e krimeve në sipërfaqen e BE-së

Shkup, 26 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka realizuar takim bilateral me komisaren evropiane për punë të brendshme dhe migrim, Ilva Johanson, në kuadër të Forumit Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme të organizuar këtë vit nga Republika e Maqedonisë së Veriut së bashku me Presidencën spanjolle me Këshillin e BE-së.

Duke falënderuar për mbështetjen në nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë, ministri Spasovski theksoi se marrëveshja e shënoi vitin e kaluar në aspektin e zhvillimit pozitiv në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut dhe e solli mesazhin se sfidat moderne të sigurisë kërkojnë një qasje partneriteti dhe një përgjigje të përbashkët.

“Në këtë aksion të përbashkët, si në çdo gjë tjetër, ne ecim së bashku, si partnerë të barabartë, sepse vetëm me një qasje të përbashkët, të koordinuar mund të përballemi me sukses me sfidat globale. Njëherit, dëshiroj të theksoj se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioriteti numër një për Maqedoninë e Veriut dhe ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në këtë luftë tonën dhe tuajën”, tha ministri Spasovski para komisares evropiane Johanson.

Eurokomisarja Johanson shprehu vlerësime për bashkëpunimin e shkëlqyer mes MPB-së dhe agjencisë evropiane FRONTEX, veçanërisht pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje vitin e kaluar, dhe si mbështetje për sukseset flasin rezultatet dhe statistikat që MPB-ja  dhe FRONTEX-i  kanë në terren në parandalimin e migracionit ilegal. .

“Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se vetëm me forca të përbashkëta, të rrjetëzuara, mund të luftojmë të gjitha llojet e krimit në sipërfaqen  e BE-së”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.