Spasovski: Janë arrestuar 17 persona lidhur me zjarret

Shkup, 12 gusht – Ministri I Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski sot në profiling e tij në Fejsbuk shkroi se disa nga zjarret në vend janë të qëllimshme apo janë shkaktuar nga pakujdesia I disa njerëzve të caktuar dhe mu për atë shkak duhet të kemi përgjegjësi më serioze.

“Deri më tani janë arrestuar 17 persona, në stacion policor janë thirrur 16 persona, kemi parashtruar tre padi penale dhe dy kundërvajtje. Ende po punohet në shumë prej këtyre rasteve dhe sapo të përfundojë e tërë procedura, do të parashtrohen padi adekuate”, shkroi Spasovski.

Procedura, siç theksohet, po zhvillohet në koordinim me Prokurorin publik dhe prej atje merren udhëzimet lidhur me kualifikimin e veprës penale.