Spasovski falenderon Serbinë për helikopterët dhe garanton përkujdesje për qytetarët

Shkup, 4 gusht – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski iu falënderua Serbisë për katër helikopterët të cilët po ndihmojnë për shuarjen e zjarreve në vend.
“Për mua është shumë me rëndësi që edhe ne si shtet nuk jemi lënë vetëm, këtu janë miqtë tanë nga Republika e Serbisë dhe dëshiroj të shpreh falënderim n emrin tim personal dhe në emër të MPB-së dhe Qeverisë, kolegut tim, z.Vulin, Qeverisë së Serbisë dhe presidentit Vuçiq për shkak se menjëherë u dakorduan dhe dërguan ndihmë – katër helikopterë të cilët do të ndihmojnë për shuarjen e zjarreve në Republikën tonë të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Spasovski në Fejsbuk.
Në territorin e shtetit prej dje janë në disponim katër helikopterë të MPB-së së Serbisë, prej të cilëve tre janë kundër zjarrit, ndërsa I katërti për vëzhgim dhe udhëzim.
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, I cili së bashku me ministrin Spasovski dje pasdite ishte nël Nagoriçan të Vjetër, ku zjarri u lokalizua, deklaroi se nëse situata përkeqësohet, janë të gatshëm të intervenojnë edhe me njerëz dhe teknikë ku do të ketë nevojë.
Për qytetarët është me rëndësi të ndjejnë se shteti është këtu për ta dhe se ata nuk janë vetë, se ka kush të kujdeset dhe të japë përgjigje në gjendje të këtilla të jashtëzakonshme, theksoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri Oliver Spasovski, duke u përqendruar në zjarret e djeshme në vend.
Ai përkujtoi se gjatë ditës së pardjeshme, në ditën e Ilindenit, në vend shpërthyen 13 zjarre.
“Pardje në ditën e Ilindenit kishim 13 zjarre aktive, që ishte arsye ta lëshoj solemnitetin në Meçkin Kamen në Krushevë që të jem bashkë me qytetarët, vetëqeverisjen lokale, atje ku kishte nevojë, sepse 13 zjarre aktive me tendencë për përfshirjen e sipërfaqeve të mëdha, vendbanimet e rrezikuara të njerëzve, jetë njerëzish etj, e gjithë kjo duhej të jetë përgjigje e aparatit shtetëror, i gjithë sistemi të funksionojë në mënyrë përkatëse dhe të mund t’i lokalizojmë këto zjarre”, theksoi Spasovski./Zhurnal.mk