Spasovski – Bërnz: Shkupi dhe Uashingtoni kanë ushqyer partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyer për dekada
Shkup, 23 shkurt – Partneriteti dhe bashkëpunimi i shkëlqyer që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ja e kanë kultivuar me dekada është rikonfirmuar në takimin e sotëm të punës ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadores së SHBA-së në vend, Kejt Mari Bërnz, e shoqëruar ng Xhoana Ketcman, drejtoreshë e INL në Ambasadën e SHBA-së, informojnë nga MPB.
“Theksi i takimit u vendos në projektet e vazhdueshme të cilat me mbështetjen e Ambasadës amerikane realizohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe formave të tjera të krimit të organizuar, me qëllim forcimin e sigurisë së shtetit”, kumtuan nga MPB-ja.