Spanja vendos një rekord interesant ndaj Kosta Rikës

Kombëtarja e Spanjës ka vendosur një rekord në përballjen me Kosta Rikën.Spanja kompletoi 549 pasime vetëm në pjesën e parë të ndeshjes, që është një rekord, pasi që spanjollët bëhen skuadra me më shumë pasime nga ndonjë skuadër tjetër, në çfarëdo pjese, në çfarëdo ndeshje, në të gjithë historinë e Kupës së Botës.

Ky është një rekord absolut. Treshja e mesfushës së Barcelonës, që startoi për Spanjën, e ndihmuar nga Rodri i Man. Sitit në qendër të mbrojtjes, priten të jenë një komponim i vështirë për secilën mesfushë kundërshtare.

Mbetet të shihet se si do të bëjë Spanja ndaj kombëtares së Gjermanisë, që në letër është nivel më i lartë sesa Kosta Rika.