Sot rikthehen emocionohet e BKT Superligës së Kosovës, luhet për mbijetesë

Sot (e premte) rikthehet futbolli në BKT Superligën e Kosovës, me një ndeshje në orar për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme.

BKT Superliga e Kosovës ishte në pushim dy javor shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, ku fokusi ishte te Përfaqësuesja e Kosovës.

Megjithatë, kampionati elitar i Kosovës do të rikthehet sot dhe vetëm një ndeshje është në orar për t’u zhvilluar.

Dukagjini dhe Malisheva luajnë në ‘duelin e mbijetesës’ pasi të dy skuadrat kanë objektivin mbetjen në Superligë.

https://www.facebook.com/KF.Dukagjini1958/posts/379781544152757

Klubi nga Klina është nikoqir dhe i pret malishevasit në stadiumin “18 Qershori”.

Ky duel pritet të fillojë nga ora 14:00.