Sot deputetët debatojnë për vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike
Shkup, 16 shkurt – Propozim-vendimi i Qeverisë që të vazhdohet afati për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike në Shkup deri më 30 prill të këtij viti është në rend dite të Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri dhe të Komisionit ligjdhënës-juridik, pas së cilës duhet të merret vendim edhe në seancën plenare.
Qeveria më datën 17 të muajit të kaluar, në propozim të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, mori vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike në territorin e Shkupit, ndërsa pastaj në seancën më 10 shkurt mori vendin për miratimin e vazhdimit të afatit të saj deri më 30 prill të këtij viti. Propozim-vendimi duhet të hyjë në fuqi me ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare dhe të fillojë të zbatohet prej nesër.
Në Kuvend sot seancë do të mbajë edhe Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave i cili duhet të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan, prodhime të duhanit dhe prodhime të ngjashme, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët Petar Ristevski, Zoranço Jovançev, Silvana Angelevska, Olga Llozanovska, Ane Lashkoska dhe Zllatko Petkov.
Komisioni ligjdhënës-juridik, ndërkaq, në seancë të veçantë duhet t’i shqyrtojë propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për punë të brendshme dhe për polici, në lexim të dytë, propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifë doganore, të Ligjit për lëshimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për decionalizim, dhe të Ligjit për qarkullimit pagesor, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Po ashtu, para Komisionit ligjdhënës-juridik është edhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

